Situata politike brenda PD, duket se sa vjen dhe përkeqësohet. Pas ndarjes së madhe mes grupitit të Berishës me atë të Bashës, tashmë një tjetër ndarje duket pa kthim.
Ndërkohë që mbëhstetësit e Bashës duken të vendosur për të zgjedhur kryetarin në 29 korrik, Gazment Bardhi ka vendosur të mbledhë online Këhsillin Kombëtar.
Ai ndodhet në Kryesinë e Kuvendit dhe vetëm pak minuta më parë përmes një postimi në Tëitter, bëri të ditur se po bënte përgatitjet e fundit për Këshillin Kombëtar.
“Duke u bërë gati për mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD. E ardhmja e PD është mbi gjithçka, mbi çdo hall e interes personal”, shkroi Gazment Bardhi.
Përveç Bardhit, në Kryesinë e Kuvendit ndodhen dhe 3 deputetë të tjerë, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi. Anëtarët e tjerë të Këshillit Kombëtar do të komunikojnë përmes “Zoom-it” në këtë mbledhje.
Sipas Bardhit, mjafton që anëtarët të kenë akses në mbledhje dhe nuk është e domosdoshme që të jenë fizikisht të pranishëm në Kryesi. Mbledhja do të jetë e mbyllur dhe do të drejtohet nga Bardhi nga zyra e tij në Kryesi.