PD kërkon të anulohet tenderi 15 milionë euro për avionët zjarrfikës, Vangjeli: Fituesja e lidhur me skandale në Spanjë, të nisë hetimi i SPAK

Partia Demokratike, ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të procedurës për tenderin me vlerë 15 milionë euro, që parashikon blerjen e tre avionëve për shuarjen e zjarreve, si dhe nisjen e hetimeve nga SPAK.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se dokumentet e publikuara në media krijojnë dyshime për kompaninë e shpallur fituese.

Të lidhura

None found

Sipas saj, kjo kompani është përfshirë në çështje gjyqësore në Spanjë, të lidhura me manipulimin e tenderëve dhe korrupsionin në sektorin e avionëve zjarrfikës.

Vangjeli u shpreh se këto rrethana janë në kundërshtim me kriteret ligjore që zbatohen për prokurimet në sektorët e mbrojtjes dhe sigurisë, ndaj kërkoi që të verifikohen përgjegjësitë.

Në deklaratën e saj, ajo theksoi se publikimi nga mediat i dokumenteve dhe informacioneve për tenderin 15 milionë eurosh, përmes të cilit do të blihen tre avionë për shuarjen e zjarreve, dëshmon edhe një herë mënyrën se si Qeveria e Edi Ramës administron mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare, si dhe fondet e shqiptarëve.

Sipas raportimeve mediatike të cituara prej saj, Ministria e Mbrojtjes ka përzgjedhur si fituese Air Tractor Europe S.L., kompani e përfshirë në vendime gjyqësore në Spanjë për manipulim tenderësh dhe korrupsion në fushën e avionëve që përdoren për shuarjen e zjarreve.

Vangjeli deklaroi se vendimet e autoriteteve gjyqësore spanjolle, të cilat lidhen me një dëm korruptiv prej të paktën 150 milionë eurosh, së bashku me vendimin e Gjykatës Supreme në Greqi të vitit 2024, e pengojnë kompaninë të marrë pjesë në procedurat e prokurimit publik në vendet e Bashkimit Europian.

Ajo shtoi se edhe legjislacioni shqiptar parashikon klauzola të njëjta penalizuese.

1. Sipas nenit 38/1 të ligjit 36/2020 “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, autoriteti kontraktor skualifikon çdo operator kur disponohen të dhëna se ai është ose ka qenë i dënuar me vendim penal të formës së prerë për një sërë veprash penale, mes të cilave falsifikimi, korrupsioni dhe mashtrimi.

2. Dokumentet standarde të tenderit në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, në shtojcën 10 që duhet plotësuar nga operatori ekonomik pjesëmarrës dhe dorëzuar pranë autoritetit kontraktor, kërkojnë që ofertuesi të vetëdeklarojë, nën përgjegjësinë e tij të plotë, se nuk është dënuar për asnjë prej veprave penale të përcaktuara në nenin 38/1 të ligjit “Për prokurimet në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”.

Nisur nga këto rrethana, Partia Demokratike kërkoi anulimin pa vonesë të procedurës dhe zhvillimin e hetimeve të thelluara nga SPAK, me qëllim penalizimin e personave përgjegjës.


holiganbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetnakitbahisbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobet