PD kërkon mocion me debat për protestën, përplasje e fortë në Konferencën e Kryetarëve mes Bardhit dhe Ballës

Një debat i ashpër politik ka shpërthyer në Konferencën e Kryetarëve, pasi Partia Demokratike kërkoi zhvillimin e një mocioni me debat për protestën që prej ditësh po vijon në kryeqytet dhe për kërkesat e qytetarëve.

Nga mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, deputetja demokrate Jorida Tabaku deklaroi se Kuvendi është i shkëputur plotësisht nga realiteti. Sipas saj, Parlamenti nuk mund të vazhdojë normalisht punën, ndërkohë që për 25 ditë me radhë para godinës së tij ndodhen qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, si edhe paraqesin kërkesa konkrete.

Të lidhura

None found

Tabaku theksoi se jehona e kësaj proteste ka mbërritur deri në Parlamentin Europian dhe se shqetësimet e ngritura nga protestuesit janë pasqyruar edhe në raportet e fundit të këtij institucioni. Ajo nënvizoi se në këto raporte janë trajtuar çështje që lidhen me zgjedhjet dhe me korrupsionin në Shqipëri.

Në të njëjtën linjë qëndrimi, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi shumicën se po i largohet një debati parlamentar për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë. Ai tha se mazhoranca po ndryshon qëndrim sipas interesit dhe po refuzon diskutimin, sepse, sipas tij, dokumenti përmban kritika të rënda për qeverinë.

Sipas Bardhit, rezoluta flet për ligje korruptive, ngre shqetësime për lirinë e medias dhe kritikon ligjet me porosi e ato klienteliste. Ai u shpreh gjithashtu se dokumenti i tërheq vëmendjen mazhorancës për mbrojtjen politike që, sipas tij, i është bërë korrupsionit të Belinda Ballukut.

Bardhi deklaroi se Kuvendi e ka për detyrë të zhvillojë një debat të plotë mbi këto çështje, nëse integrimi europian nuk trajtohet thjesht si propagandë. Gjatë përplasjes në Konferencën e Kryetarëve, ai tha se opozita nuk synon të bëhet zëdhënëse e protestës, por të dëgjojë qytetarët dhe të përcjellë shqetësimet e tyre.

Ai akuzoi mazhorancën për sulme ndaj protestuesve, duke i cilësuar ato të turpshme, dhe shtoi se edhe përfaqësues të Parlamentit Europian kanë ngritur shqetësime për situatën në vend. Sipas tij, ndërsa 20 deputetë të Parlamentit Europian flasin për protestën në Shqipëri, shumica në Kuvend po shmang çdo debat për këtë çështje.

Në fjalën e saj, Jorida Tabaku u shpreh: “Ky Parlament është totalisht jashtë realitetit. Nëse ju, si mazhorancë, kërkoni të silleni kështu, ne si opozitë nuk do ta lejojmë. Ju nuk mund të silleni normalisht në këtë sallë, kur sheshi përpara saj prej 25 ditësh është i mbushur plot me qytetarë që kërkojnë largimin e qeverisë dhe të kryeministrit, dhe që kanë kërkesa konkrete. Zëri i kësaj proteste ka shkuar deri në Parlamentin Europian dhe shqetësimet e tyre janë bërë pjesë e raporteve të fundit të Parlamentit Europian. Ju e keni raportin dhe po jua citoj këtu. Është Parlamenti Europian që ka diskutuar për zgjedhjet dhe për korrupsionin. Ka diskutuar për imu…”.

Ndërsa Gazment Bardhi deklaroi: “Ju kemi tmerr nga debati per Raportin e PE. Ju nxin ne çdo fjali. Taulant Balla vjen këtu dhe thotë të pavërteta. Është ai që në seancë ka thënë se mund të zhvillojmë një mocion me debat për raportin e Parlamentit Europian për Shqipërinë edhe pa u miratuar më parë atje. Tani që raporti është miratuar, thotë se nuk mund të zhvillohet. Ju doni ta shmangni debatin mbi këtë raport, sepse ai ju nxin. Ndryshe nga sa përpiqeni ta paraqisni ju. Nëse është ashtu siç keni thënë, një medalje për qeverinë, hajde ta diskutojmë. Pse i fshiheni debatit për raportin e Parlamentit Europian? Hajdeni dhe ta bëjmë debatin në seancë. Gjeni paragrafin që ju vlerëson. Keni dy javë që na keni lodhur veshët duke folur për një rezolutë historike që, sipas jush, vërteton sukseset e mëdha të qeverisë. Atëherë pse fshiheni? Apo e vërteta është një tjetër? Kjo rezolutë ju nxin në çdo fjali, nga fillimi deri në fund. Ajo flet për ligje korruptive. Ju tërheq vëmendjen për mbrojtjen politike që i bëtë korrupsionit të Belinda Ballukut. Ju kritikon ashpër sa i përket ligjeve me porosi dhe ligjeve klienteliste. Ngre alarmin për lirinë e medias.”

Më tej, Bardhi shtoi: “Ju nuk mund ta mohoni këtë debat parlamentar. Keni qenë vetë ju, e përsëris, që në seancë keni thënë se debati parlamentar do të zhvillohet pasi raporti të miratohet në Parlamentin Europian. Kjo është një detyrë që ne duhet ta bëjmë. Nëse ky Kuvend nuk e ka thjesht propagandë integrimin europian, atëherë e ka detyrë të zhvillojë këtë debat. Ne nuk kemi pretenduar dhe as nuk synojmë të bëhemi zëdhënës të protestës. Ne dëgjojmë qytetarët dhe përcjellim shqetësimet e tyre. Nuk jemi ne si ju, që çdo ditë fshiheni pas vrimës së çelësit dhe denigroni vajza e gra që protestojnë. Po lini nam. Ti, Ulsi, qesh sepse sheh makinat e emigrantëve, por nuk sheh makinat tuaja. Ajo që po bëni është skandaloze dhe detyra jonë është t’i dëgjojmë qytetarët.”

Ai përfundoi duke thënë: “Këtë po bëjmë ne, dëgjojmë zërin e tyre dhe përdorim çdo instrument që kemi në dorë për të përcjellë shqetësimet dhe kërkesat e tyre. A e kuptoni se në çfarë absurditeti jeni? Njëzet deputetë të Parlamentit Europian flasin për protestën në Shqipëri, ndërsa askush nga ju nuk ka thënë qoftë edhe një fjalë. Por ju nuk keni kohë për këtë, sepse jeni duke përgjuar pas vrimës së çelësit për të sulmuar protestuesit.”


Shtuar 25.06.2026 11:11

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetgrandpashabetjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet