“PD kaloi krizën më të thellë” Berisha: Deputetet e PD-së të vijë të verifikojnë listat e votuesve të referendumit

Nga selia blu, ish-kryeministri ka folur dhe njëherë për referendumin e mbahtur sot për shkarkimin e liderit demokrat Lulzim Basha.

Berisha u sugjeroi deputetëve të PD-së të shkonin dhe të verifikonin listat e votuesve të referendumit.

“Tani më lejoni dhe njëherë të shpreh mirënjohje të pakufijshme për këtë pjesëmarrje të jashtëzakonshme. Ju rikujtoj se me një proces të manipuluar në qershor, Lulzim Brava u votua nga 32 mijë anëtarë, ndërsa sot kundër tij kanë votuar si njerëz të lirë rreth 44 mijë anëtarë të PD-së.

Kjo dëshmoi se deputeti Basha ka humbur çdo lloj besimi dhe është gjykuar ashpër nga PD në referendumin e parë të thirrur nga anëtarësia, Kam sugjerimet e mia, i pari cdo deputeti të PD-së e ftoj të marrë listën e plotë të anëtarësisë që ka votuar dhe votave dhe të ballafaqojë veten me përgjegjësitë që ka para votuesve. Mos besoni numrat se në statistikat e tyre ju them në absolute, nuk ka asgjë të saktë. E patë sot çfarë ndodhi me anti-Kuvendin e shoqatës sës tyre. Me qenë se umrin jua kapën mediat dhe e panë sa ishin, vendosën të falsifikojnë nëpërmjet zyrës së pengmarrësit Edi Rama, numrin e karrigeve në pallatin e kongreseve dhe publikuan shifra të paimagjinueshme. Por revolucion po saktëson gjithçka. Ndaj ftoj deputetet demokratë të vijë të marrë listën dhe të nxjerrë konkluzionet e duhura. Ju them këtyre zotërive, se PD kaloi krizën më të thellë duke rikthyer standardet e PD-së. Të mos sillen më si njerëz pa vizion politikë. Një pjesë e tyre kanë punuar zyrtarë te unë, dhe nuk jua heq meritat. Por tjetër është gjykimi si zyrtar dhe tjetër si politikan”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 18.12.2021 21:32