PD depoziton kërkesë në Kuvend për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit

Partia Demokratike ka përgatitur një kërkesë për ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se Komisioni po kërkohet të ngrihet për hetimin e parregullësive të 25 prillit.

Kërkesa do të depozitohet në Kuvend nga Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dhe do të drejtohet nga Enkelejd Alibeaj.

Depozitimi i kërkesës do të bëhet nga ora 12-12:30. /albeu.com


Shtuar 30.09.2021 10:31