Partia Demokratike përmes një postimi në Facebook ka reaguar në lidhje me kandidatin e Dibrës për zgjedhjet e 6 marsit, Premtim Kryemadhin, i cili është bashkëshorti i prokurores që u shkarkua nga KLP vetëm disa ditë më parë për një sërë shkeljesh, Belina Zeneli.
PD shkruan se Berisha ka poshtëruar demokratët duke zgjedhur për Dibrën bashkëshortin e prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës duke mos hetuar dosjen 184.
Sipas PD, nëse dosja do të ishte hetuar, Ulsi Manja, ministri i Drejtësisë aktualisht, do të ishte në burg, dhe se kjo tregon bashkëpunim Rama – Meta – Berisha.
Reagimi i PD:
Kandidati i Dibrës është poshtërimi që Berisha iu bën demokratëve.
Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është poshtërsi dhe tallje me dibranët dhe demokratët dibranë që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.
Premtim Kryemadhin nuk e lidh asgjë me demokratët, por përzgjedhja e tij sqaron më së miri komunikimin privat të Flamur Nokës me Ulsi Manjën. Nëse bashkëshortja e Kryemadhit do të hetonte dosjen 184, Ulsi Manja do ishte në burg.
Tashmë skema e bashkëpunimit Rama-Meta-Berisha është e qartë për çdo shqiptarë.
Po zgjodhe Sali Berishën e Ilir Metën mban Edi Ramën.
Nëse zgjedh Edi Ramën mban Sali Berishën dhe Ilir Metën./albeu.com