Sipas përditëtësimit të fundit të KQZ-së në orën 20:00, janë numëruar në total 3435 nga 5199 kuti në vend.
PS vazhdon të mbetet forcë e parë dhe në këto zgjedhje ka marrë 486948 vota ose 48.83%.
Ndërkohë, PD-AN ka marrë 391580 vota ose 39.27 % dhe LSI 68356 vota ose 6.86 %.
Nga të gjitha partitë e tjera, vetëm PSD e Tom Doshit ka mundur që të marrë mbi 1% të votave në rang vendi.
PSD momentalisht ka 21869 vota.
Të konvertuara në mandate, deri më tani, rezulton se PS merr 73 mandate, PD 60, LSI 5 dhe PSD 2. /albeu.com./