Pazari për kandidatin, Rama kafe me Sinën dhe Sinan Idrizin pas dushit të ftohtë ndaj deputetëve

Pasi futi në rresht deputetët socialistë për shkak të lobimeve të tyre ndaj njërit apo tjetrit kandidat për bashkinë  e qytetit, Kryeministri Edi Rama është larguar nga Asambleja e PS-së, e cila nisi në orën 10:00 në Teatrin ‘Petro Marko’ në Vlorë.

Pas shkëputjes, ai është ulur në një kafene, aty ku po qëndron nën shoqërinë e deputetit Vullnet Sinaj dhe Sinan Idrizin.

Gjatë asamblesë së sotme, u diskutua emri i kandidatit për kryetar Bashkie dhe Lista e këshilltarëve. Në mbledhje do të votohet emri për kandidatin e Bashkisë.

Kryesia do të vendosë sot mes emrave të Ermal Dredhës, Flamur Mamajt dhe Fate Velajt.

TENSIONET

Ndryshe nga qytetet e tjera ku vullneti nga sipër nuk diskutohet nga baza, e cila ka prirjen të vihet rresht pas linjës së partisë, duket se situata ka dalë nga kontrolli në Vlorë duke bërë që të shkojë vetë Rama për të sheshuar debatet.

Jo më kot, Rama e nisi fjalimin e tij në kryesinë e PS-së së Vlorës duke fshikulluar deputetët, të cilët sipas tij kanë mbështetur kandidatë të caktuar.

JEP MENDIMIN TEND

Kë duhet të kandidojnë socialistët në Vlorë?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...

Nisur nga situata e krijuar, Rama duket se nuk ka marrë përsipër të vendosë veton për kandidatin e Vlorës duke thirrur kryesinë që të votojë me votë të fshehtë nëse duan Ermal Dredhën apo Flamur Mamajn që t’i përfaqësojë në zgjedhjet e 14 majit.

Emri i Ermal Dredhës është mbështetur nga deputetët e PS-së, të cilët kanë dashur vendosjen e tij në krye të bashkisë së Vlorës, ndërkohë që Flamur Mamaj ka rezistuar duke marrë pas vetes bazën. Situata u kthye në shumë shqetësuese në Vlorë për shkak të këtij rivaliteti duke rrezikuar që çarja të bëhej e madhe. /albeu.com


Shtuar 25.03.2023 11:37