“Patronazhisti”, reagon ashpër doktoresha e njohur

Doktoresha e njohur, Lida Shosha ka reaguar në rrjetin social Facebook në lidhje me skandalin e patronazhistëve të Partisë Socialiste, duke e akuzuar kryeministrin Rama si fajtor dhe nxitës të këtij deformimi të të rinjve socialist.

“Kur behesh per Gazep.
Keta jane patronazhistet qe na njohin shume mire… keshtu tha sot KM.
Jo qe sna njohin, por jane nje tufe mashtruesash, tur per keta te rinj, qe eduoken me spiunimin, manipulimin, deformimin, si menyre jetese, ne thyerje te plote te ligjit, te te dhenave personale te individit.
E me pas KM, pasi u ka shplare trurin me veprime ne shkelje flagrante te ligjit e kushtetutes, na thote publikisht, u merrni te keqen…
Mor zoteri, kesaj rinie qe po i ben Agjenta Albaneza 007, jepi se pari ndonje lopate te punojne token, te dine cfare eshte, puna e djersa curg ne kerbishte e robit te ndershem qe e nxjerr kafshaten me dinjitet, beji njehere qytetare, pastaj mashtrusa spiunare. Te keqen e kane ne kurriz te tyre. E per kete fatkeqesi, autori je vec Ti.
Hajde rini e bukura rini,
U bet per gazep, me Edin ne gji.”
ka shkruar Dr. Lida Shosha.


Shtuar 18.04.2021 22:55