Patos/ Shpërthen bombola e gazit, një person përfundon në spital me djegie në trup

Këtë të hënë rreth orës 09:00, një 70-vjeçar në Patos është paraqitur në spital, me shenja djegie në trup.

I moshuari është djegur në banesë, pas shpërthimit të bombolës.

Patos/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në spitalin e Patosit, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi F. M., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Manekaj, me djegie në trup, që dyshohet të jenë shkaktuar nga shpërthimi i bombolës së gazit, në banesën e tij.

Ky shtetas po transportohet në spitalin e Fierit, për ndihmë mjekësore të specializuar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.