Grupi hetimor ka ushtruar kontrolle në shtëpinë e zyrtares Alda Klosi, ku “falë” vjedhjes nga pastruesja iu zbuluan 120 mijë euro.
Burime për AlbEu bëjnë me dije se kontrolli është bërë ditën e djeshme me vendim gjykate, por nuk dihet ende cfarë mund të jetë gjetur.
Alda Klosi, ish-zyrtarja e kryeministrisë, ra pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi dhe djali i saj.
Në banesën e saj u vodhën 120 mijë euro, lekë të cilat Klosi tha se i kishte të deklaruara. Ish-zyrtarja tha se paratë e vjedhura nuk janë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait.
Klosi tha se këto para ia kishin lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer, ndërsa shtoi se janë para të mbledhura ndër vite prej tyre pasi të afërmit e saj jetojnë në Amerikë. /albeu.com
Ndërkohë, Rozeta Doni dhe djali i saj Havier ranë në pranga pasi u zbulua ngjarja. Policia gjeti në shtëpinë e tyre edhe 400 mijë euro, të cilat ende janë pa pronar.