Gjykata e Apelit ka dhënë masat e sigurisë për dy bashkëpunëtorët e biznesmenit Rezart Taçi, në pastrimin e parave.
Në burg janë lënë Artur Balla dhe Bledar Lilo, kunati dhe ish-truproja e Rezart Taçit.
Kujtojmë se vetë Rezart Taçi, është shpallur në kërkim nga autoritetet.
Dyshohet se personat e sipërpërmendur, kanë bashkëpunuar me dy italianë, Francesco Zummo e Fabio Petruzzella, si edhe një zviceran në skemën e pastrimit të parave të Cosa Nostras.
Por nga ana tjetër Taçi, deri ëm tani nuk ka pranuar asnjë nga akuzat./albeu.com/