Pasojat që la pas zjarri i madh në Krujë, banorët tregojnë momentet e tmerrit: Flakët i kemi mbajtur vetë nën kontroll, zjarrfikësja fiku vetëm vatrat e vogla (VIDEO)

Pasojat dhe dëmet që ka pas zjarri i madh në Malin e Krujës, janë të konsiderueshme. Banorët të shqetësuar kanë treguar momentet e tmerrit, ndërsa thonë se ajo që ndodhi mbrëmë ishte një situatë që nuk ishte parë më përpara.

Sipas tyre dëmet janë materiale, ku janë djegur rrënje ullinj, por edhe disa magazina. Ndërsa për fat të mirë nuk pati persona të lënduar, pasi familjet u evakuuan.

Të lidhura

None found

Një prej banorëve thotë se flakët u mbajtën nën kontroll nga vetë ata, ndërsa kur erdhi zjarrfikësja fikur vetëm vatrat e vogla.

“Ka qenë një tmerr i vërtetë, për 5 minuta zjarri rrethoi shtëpinë. Ne morëm masa dhe e kemi mbajtur situatën vetë. Zjarrfikësit kanë hyrë shumë vonë, pasi është shuar zjarri. Kanë ardhur vetëm sa për të fikur vatrat e vogla, se zjarrin e kemi mbajtur vetë. Ka qenë një tmerr i paparë. Ka qenë kaos, nuk ka ndodhur ndonjëherë. U bllokua rruga e zjarrfikëses, nuk kishte mënyrë si të hynte zjarrfikësja. Këtu janë edhe dy kabina elektrike, që po të shpërthenin ato do ishte katastrofë”, tha një banor i zonës.

“U tmerruan kalamajtë. Mua më shpëtuan fëmijët. Se çka qenë këtu mbrëmë vetëm shpirti jonë e di. Unë u largova, shkova te goca, kurse dy djemtë i kisha mes flakëve. Dëme ka pasur, vetëm shtëpitë kanë shpëtuar”, tha një zonjë e moshuar.

 


Shtuar 9.08.2026 09:58

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetJojobetholiganbetHoliganbetHoliganbetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortjojobetJojobetcasibommarsbahiscasibombetwoon girişbetcioJojobet GirişGrandpashabetCasibomGrandpashabet GirişCasibom Giriş