Duke reaguar ndaj kritikave për blerjen e armëve kineze për mbrojtjen ajrore, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i zuri në gojë gjithë kohën kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin malazez, Milo Gjukanoviç, duke iu thënë atyre “të kujdesen për problemet e tyre, jo për politikën ushtarake dhe mbrojtëse të Serbisë”.
Në një fjalim me video, Vuçiç foli për një fushatë të “damkosjes së Serbisë”.
Të lidhura
None found
“Jo që nga dje, një rol më i theksuar në urrejtjen e zhveshur ndaj Serbisë vjen nga Albin Kurti dhe Milo Gjukanoviç”, tha Vuçiç.
Kurti dhe Gjukanoviç kishin folur që herët për armatosjen e Serbisë, ndërsa në këtë pikë, Vuçiq foli me cinizëm.
Ai tha se do të ishte më mirë për Serbinë të blinte sprej kundër mushkonjave. “Sepse është shumë më e rëndësishme të mbrohemi nga mizat dhe mushkonjat sesa nga çdo forcë ajrore serioze që ata kanë”.
Vuçiç theksoi se Serbia sot është “si një vend neutral ushtarak i vetëm në të gjithë rajonin e gjerë”, duke e krahasuar atë me një “ujk të vetmuar”./Express
