Festa e Pashkëve ka sjellë fluks të lartë lëvizjesh gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Qafë Botës dhe në Portin e Sarandës.
Sipas të dhënave nga Policia Kufitare e Sarandës, rreth 7,200 persona kanë kaluar në hyrje dhe dalje në të dyja pikat kufitare me Greqinë.
Të lidhura
None found
Në Qafë Botë kanë kaluar mijëra shtetas shqiptarë dhe të huaj, si dhe qindra mjete, ndërsa lëvizjet kanë qenë të balancuara si në hyrje ashtu edhe në dalje.
Ndërkohë, në Portin e Sarandës fluksi është menaxhuar përmes tre trageteve që kanë operuar gjatë gjithë ditës.
Autoritetet bëjnë me dije se puna në kufi është zhvilluar me sportele të shtuara, si nga pala shqiptare ashtu edhe nga ajo greke, për të përballuar rritjen e ndjeshme të lëvizjeve gjatë festave.
