Pashkë në Rusi, “festime” të përgjakshme në Ukrainë, ndërrojnë jetë civilë

Guvernatori i rajonit lindor të Luhanskut ka raportuar se një numër i paspecifikuar civilësh kanë vdekur gjatë bombardimeve ditën e diel.

Në një fjalim video për të festuar të dielën e Pashkëve Ortodokse, Serhiy Gaidai tha: “Sot, edhe një herë, civilë kanë vdekur. Bashkatdhetarët tanë. Ata [Rusët] nuk mbajnë asgjë të shenjtë.”

Dje, Gaidai tha se granatimet ishin shtuar në rajon pavarësisht festimeve të ardhshme të Pashkëve/albeu.com