Pas Velipojës, sherr për shezlonget edhe në Ksamil (VIDEO)

Pas Velipojës dhe Drimadhes, një tjetër sherr ka ndodhur brenda 24 orëve për shezlonget. Këtë herë në Ksamil.

Ka qenë policia ajo që ka shkuar në stacionin e plazhit të biznesmenit, Albert Sula dhe hoqën disa shezlonge.

Pas heqjes së shezlongeve, pronari ka thënë se është e padrejtë sepse ai disponon dokumentet për hapësirën e plazhit. Fatmirësisht përplasja nuk ka agravuar më tej.

E gjithë ngjarja ka ndodhur në sy të turistëve të cilët nuk po gjejnë paqe këtë sezon veror.

Kujtojmë se për shezlonge, u vranë mbrëmjen e djeshme 4 persona, ndërsa në Drimadhë, një person dogji 60 shezlonge./albeu.com


Shtuar 28.06.2021 19:59