Pas Tiranës dhe Fierit, kush është qyteti i tretë që Berisha do të mbajë “Foltoren”

Pas Tiranës dhe Fierit, ish kryeministri Sali Berisha do të udhëtojë drejt qytetit bregdetar të Vlorës për të mbajtur “Foltoren” e radhës me demokratët.

Ky fakt u bë i ditur nga gazetari Bledian Koka, në një intervistë për Ora Neës. Ai është shprehur se perfomanca në Vlorë do të jetë më e ndezur se ajo në Fier, dhe në Tiranë, por kjo mbetet gjithësesi për t’u parë.

“Një performancë më e ndezur do të jetë në Vlorë, ku do të jetë dhe takimi i radhës së Berishës me demokratët. Pra baza po flet dhe po flet qartë”, u shpreh Koka./albeu.com