Pas të nxehtit afrikan, vendi përfshihet nga reshjet e shiut (VIDEO)

Për të gjithë ata që kishin planifikuar fundjavën në plazh, kemi një lajm të keq: Moti do të jetë me shi.

Reshjet kanë nisur që mëngjesin e sotëm dhe sipas Meteoalb, temperaturat kanë pësuar rënie të ndjeshme.

Moti është freskuar pas shumë ditëve të nxehta, ku vendi ka përjetuar temperature shumë të larta. Vala e të nxehtit afrikan bëri që termomeri të shkonte deri të 42 gradë.

Sipas ekspertëve, këto ndryshime drastike të motit vijnë si pasojë e ngrohjes globale./albeu.com


Shtuar 3.07.2021 08:57

Tags: ,