Pas shuplakës, presidenti i Francës sulmohet me vezë (VIDEO)

Një vezë iu hodh Presidentit Francez Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në një panair në Lyon.

I riu që i hodhi vezën u largua menjëherë nga dhoma pas incidentit, por u ndalua.

Veza ra në supin e Macron, por nuk u thye.

 

“Nëse ai ka diçka për të më thënë, le të vijë”, tha Presidenti francez, duke kërkuar të shihte atë që e qëlloi me vezë.

Incidentet janë bërë të zakonshme në takimet e Macron. Kujtojmë se pak kohë më parë ai mori një shuplakë në fytyrë nga një person, gjatë një vizite në Tain-L’Hermitage./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 14:45