Pas shumë ditësh përpjekje, izolohet vatra e zjarrit në Majën e Rrunës

Vatra e zjarrit në malin e Rrunës është vënë nën kontroll nga zjarrfikësit të ndihmuar edhe nga forcat e armatosura dhe banorë të zonës.

Lajmin e bëri të ditur Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit.

Gjithashtu Komisioni i Mbrojtjes Civile ka bërë edhe një pasqyrim të qartë të situatës së zjarreve në zona të tjera, siç është ajo e Fushë-Arrëzit, e Majës së Zezë dhe situata në Tropojë e Has.

Pasqyrimi i të dhënave nga Komisioni i Mbrojtjes Civile

Vatra e zjarrit të rënë në Maja e Rrunës (Laku i Thive dhe Laku i pyllit) është e izoluar dhe mbajtur gjatë gjithë ditës nën kontroll nga forcat e angazhuara nga bashkia Kukës, DMR-ja Kukës dhe Burrel.

Vatra e zjarrit e cila ka ardhur nga territori i bashkisë Fushë Arrës vendi i quajtur Maja e Zezë vazhdon të jetë aktive.

Nga mesdita është ndërhyrë dhe me Helikopter në vatrën e zjarrit Maja e Zezë, por pa bërë të mundur izolimin e saj.

Situata në bashkinë Tropojë dhe Has është e qetë./albeu.com


Shtuar 24.08.2021 19:46