Pas shpërthimit, shkëputet energjia elektrike në disa zona të qytetit të Lushnjes për arsye sigurie

Pas shpërthimi të fuqishëm që ka tronditur sot Lushnjën dhe që la pas dy viktima e disa të plagosur OSHEE ka njoftuar mbrëmjen e sotme se për arsye sigurie, kërkuar nga organet e hetimit linja Plasmas-Hysgjokaj do të qëndrojë e stakuar për disa orë.

Nga kjo ndërhyrje pa energji elektrike do të mbeten njësitë administrative Hysgjokaj, Karbunarë e Vogel dhe Ballagat në qytetin e Lushnjës.


Shtuar 1.03.2024 21:55