Pas shpalljes “non grata”, “lufta” është e hapur! Ky është avokati qindra mijëra eurosh që do mbrojë Berishën

Pas shpalljes non grata nga Sekretari Amerikan i Shtetit, ish presidenti dhe ish kryeministri Sali Berisha ka marrë në krah avokatin francez, Jean-Yves le Borgne, për tu përballur në ‘luftën’ përballë Antony Blinen.

Le Borgne ka lindur në vitin 1950, dhe zyrat e tij ndodhen në Bld. Saint Germain 116, 75006 Paris, të dhënat e të cilave mbi të ardhurat mbrohen edhe me ligj nga shteti, për shkak të çështjeve të rëndësishme që kanë marrë përsipër.

Qindra mijëra euro është shifra më e ulët që mund të kërkojë ky avokat i njohur në këmbim të shërbimeve të tij, dhe këtë herë ‘fatura e kripur’ do të paguhet nga ish-kryeministri Berisha në betejën që ka nisur në Francë.

Cilat janë çështjet që ka pasur avokati?

Aktualisht Jean-Yves le Borgne po Lufton për Carlos Ghosn, ish-President i Renault dhe i Nissan-Mitsubish-i që ndodhet në arrati dhe është shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai u padit për organizimin e dasmës së tij luksoze në Versajë dhe për pagesat e udhëtimeve luksoze të miqve të tij në karnavalet e Rios. Ghosn akuzohet se kishte shfrytëzuar paratë e kompanisë, për të paguar të gjithë këto shpenzime.

Një prej dosjeve më të bujshme që ka kaluar në duart e Le Borgne është edhe ajo e kardinalit Philip Barbarin, i cili në vitin 2019 u akuzua për pedofili. Nga Le Borgn është mbrojtur edhe Ben Ali, ish-diktatori i Tunizisë. Le Borgne ka folur dhe në emrin e ish-presidentit Jacques Chirac si dhe ish-kryebashkiakun e Parisit Jean Tiberi në Gjykatë. Një tjetër dosje që ai ka pasur në duar ka qenë edhe ajo e bujshmja për financimet e fushatës së ish-Presidentit të Francës, Nicola Sarcozy, nga ana e Ghadafi-t.

Një tjetër mbrojtje e sukseshme që ka bërë Jean-Yves le Borgne ajo qenë ajo e ish-kryebashkiaku të Parisit Jean Chirac, që akuzohej për korrupsion.


Shtuar 20.05.2021 21:14