Pas sekretarit britanik të Mbrojtjes, dhe presidentja e KE vizitë të papritur në Kiev

Pas sekretarit britanik të Mbrojtjes, Ben Wallance, në Kiev ka shkuar në mënyrë të papritur dhe presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen.

Von der Leyen udhëtoi për në kryeqytetin ukrainas me tren, në një vizitë të papritur dhe sekrete për arsye sigurie, sipas La Repubblica.

Ajo pritet të takohet me presidentin Volodymyr Zelensky dhe do të ketë një sërë takimesh me drejtuesit më të lartë të institucioneve ukrainase. Kjo është hera e dytë që nga fillimi i luftës që von der Leyen viziton  Ukrainën.

Gjatë vizitës së saj të parë në Ukrainë, Von der Leyen vizitoi Buchan dhe  tha se BE-ja do të bënte gjithçka për të mbështetur Ukrainën për të bërë “hapat e nevojshëm” për të siguruar anëtarësimin në bllok, gjë të cilën Zelensky e ka kërkuar me ngulm.


Shtuar 11.06.2022 11:01