Pas protestës së organizuar nga PSD-ja te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës, kanë reaguar nga Qeveria e Kosovës.
Zëdhënësi i Qeverisë, Përprarim Kryeziu ka thënë se përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore.
Kryeziu ka falenderuar organet e rendit për, siç ka thënë, profesionalizimin dhe durimin.
“Përkundër përpjekjeve për ta eskaluar protestën, ajo ishte paqësore. Për këtë i falënderojmë organet e rendit për profesionalizmin dhe durimin.
Gjithashtu i falënderojmë qytetarët për mbështetjen ndaj qeverisë, teksa po angazhohemi që të zbusim sa më shumë ndikimin tek ta të krizës globale energjetike”, ka shkruar Kryeziu.
Nga ana tjetër, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është lajmëruar në rrjete sociale pas protestës që mbajtën sot te objekti i Qeverisë, kundër shtrenjtimit të rrymës.
Ai ka paralajmëruar edhe protesta, aksione e tubime të tjera, derisa ka bashkangjitur disa fotografi nga protesta e sotme.
“Ishin shumë, dhe shumë të vendosur. Nuk pranojmë çmime të rritura për llogari të KESCO-s. Qytetarët folën sepse vepruan. U bashkuam në shesh dhe manifestuam kundër trinomit Qeveri-KESCO-ZrrE. Vazhdojmë: protesta, aksione, tubime. Protesta, aksione, tubime”, ka shkruar Molliqaj./express