Një granatë ka shpërthyer të mërkurën (22 nëntor) në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.
Dy shtetase kanë njoftuar policinë dhe kanë deklaruar se si pasojë e këtij shpërthimi janë dëmtuar pronat e tyre dhe një makinë.
Policia është duke hetuar rastin dhe deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
“Njësite policore pasi kanë marrë informacion për një shpërthim, kanë dalë në vendin e ngjarjes, dhe kanë takuar dy ankuese kosovare, të cilat kanë deklaruar se si pasojë e shpërthimit në afërsi të shtëpive të tyre u janë shkaktuar dëme materiale në pronat e tyre dhe në një makinë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitet e PK-së për deminim, ku dyshohet se mjeti shpërthyes ka qenë garantë dore, i cili ka shpërthyer në rrethana (ende) të panjohura. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësite policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin ditor të PK-së.