Ish nënkryetari i Bashkisë së Vlorës, Afrim Qëndro i cili ka mbajtur më parë edhe postin e kreu të ARRSH, ka marrë një tjetër post nga kryeministri Edi Rama.
Ai u shpreh se po dorëhiqej nga pozita e tij në Vlorë për një tjetër detyrë në Tiranë dhe nuk ka vonuar shumë konfirmimi i tij në krye të prefekturës së Tiranës.
Kujtojmë se Qëndro shkoi në Vlorë pas debateve të forta që kishte kryeministri Rama me kreun e Bashkisë Dritan Leli.
Vendimi u mor nga organi i Këshillit të Ministrave./albeu.com/