as ndarjes së shumë përfolur nga Blero, Afrona Dika u duk se po jetonte “jetën e saj më të mirë”, teksa u shpëngul në Zvicër, nisi një karrierë të re dhe ashtu sic konfirmuan si mediat rozë, ashtu edhe ish-Miss, nisi edhe një histori të re dashurie me një biznesmen nga vendi evropian, të quajtur James.
Kaq dihej për partnerin e ri të Afronës, të cilin ajo e postoi edhe në InstaStory-t e saj, të paktën prezencën e tij, megjithatë duket se kjo romancë nuk ka zgjatur shumë dhe tashmë Dika po përjeton një tjetër ndarje.
Në fakt, ata shijuan një javë më parë pushimet në Turqi, të paktën kështu u duk nga rrjetet sociale, ndërsa tani papritur ndjekësit e saj vunë re se ata nuk ndiqen më në Intagram, ndërsa James nuk bëri asnjë urim publik për datëlindjen e partneres, sic është zakon në këto raste.
Ndarjen e konfirmon edhe “Prive”, teksa sipas burimeve të tyre nuk bëhet fjalë për ndonjë krizë por për ndarje përfundimtare, ndërsa tani jemi në pritje të ndonjë reagimi zyrtar ose për të ditur shkakun e ndarjes.