Pas masës së sigurisë nga SPAK, Ilir Beqaj dorëhiqet nga SASPAC

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka dhënë dorëheqjen nga nga detyra e drejtorit për Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC.

Dorëheqja vjen pas informimit të tij mbi masën e re të detyrimit të paraqitjes dhe ndalimit të udhëtimit jashtë vendit si person nën hetim nga SPAK, lidhur me koncesionin e sterilizimit.

Beqaj e mori këtë post në 26 tetor të këtij viti, duke zëvendësuar numrin 2 të ministrisë së Brendshme, Romina Kukon e cila ishte pjesë e përbërjes së grupit negociator për negociatat e aderimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

 


Shtuar 18.11.2023 19:52