Pas koncertit në Tiranë, sëmuret Enrique Iglesias

Enrique Iglesias, i cili së fundmi mbajti një koncert në Tiranë, është larguar nga skena dhe performancat live, pasi po përballet me disa vështirësi me shëndetin. Edhe pse për një kohë të gjatë nuk dihej natyra e problemit, tashmë është bërë e ditur sëmundja e këngëtarit.

Këngëtari spanjoll aktualisht është duke u përgatitur për turneun e tij të quajtur “The Trilogy Tour” i cili do të nisë në tetor të vitit 2023 , duke udhëtuar në shumë vende të botës, së bashku me Ricky Martin dhe Pitbull.

Megjithatë, Iglesias nuk ishte në formë të mirë dhe vendosi të bënte një pushim për t’u rikthyer më i fortë.

Përfundimisht, problemi shëndetësor i Iglesias u zbulua dhe u bë e ditur se ai vuan nga një gjendje e quajtur “situs inversus”.

“situs inversus” i njohur edhe si “situs inversus totalis” është një fenomen i rrallë mjekësor ku organet e brendshme pësojnë çrregullim.

Ky fenomen i veçantë mjekësor është rezultat i një mutacioni gjenetik dhe mund të jetë i pranishëm që në lindje. Megjithëse situs inversus mund të duket alarmues në fillim, shumica e njerëzve që e kanë atë nuk përjetojnë ndonjë problem serioz shëndetësor.

Gjendja prek një në çdo 20,000 njerëz në botë dhe është gjenetike në natyrë.

“Situs inversus” zakonisht shoqërohet me keqformime të tjera, si polisplenia ose sindroma Kartagener, ndër të tjera./albeu.com


Shtuar 21.08.2023 14:21