Pas kërkesës për 63 vite burg, SPAK kërkon konfiskim e pasurisë së grupit Habilaj

Prokuroria e Posaçme  jo vetëm që kërkoi 63 vite burg për 4 anëtarët e grupit Habilaj, por gjithashtu edhe konfiskim të 22 pasurive. SPAK kërkon konfiskimin e 22 pasurive të familjes Habilaj me vlerë rreth 82.4 mln lekë

Sot  SPAK kërkoi 63 vite burg në total për anëtarë të grupit kriminal të cilët akuzohen për trafik e kultivim narkotikësh në kuadër të grupit kriminal.

Konkretisht SPAK kërkoi për Moisi Habilajn, 18 vite burg, Nezar Seiti 15 vite burg, Meridian Sulaj 15 vite burg dhe Fatmir Minaj 15 vite burg.

Arrestimi i grupit

Moisi Habilaj u arrestua disa vite më parë si pjesë e operacionit Venti dei Rosi të policisë italiane. Policia italiane e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar trafikantin e dënuar, i cili ndodhet në arrati prej kohësh, pasi u arratis nga banesa ku ishte me ‘arrest shtëpie’.

Ish ministri i brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-drejtori i Vlorës Jaeld Çela , i shpëtuan akuzave të rënda dhe u dënuan për shpërdorim detyre.


Shtuar 4.05.2021 14:59