Pas humbjes në zgjedhjet e 14 majit, ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar sloganin e ri që do të përdoret në vazhdim.
“Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i Berishës, dhe me sa duket beteja e tij politike do të përqendrohet këtu në vijim.
“Pas nesh është baneri me sloganin e ri pas zgjedhjeve të 14 majit. Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, e nisi fjalën e saj zëdhënësja e tij, Floriana Garo në konferencën e përjavshme për gazetarët.