Pas heshtjes së gjatë, Stresi shfaqet sërish, çfarë fshihet pas rikthimit?

Reperi i njohur Stresi është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes pas një periudhe të gjatë mungese dhe heshtjeje në rrjetet sociale. Në një postim të fundit në Instagram Story, ai shihet duke shijuar pushimet në Dhërmi, në resortin luksoz Green Coast, duke dhënë kështu sinjalin e parë publik pas një kohe të gjatë.

Kjo paraqitje vjen pas ngjarjes që bëri bujë disa muaj më parë. Kujtojmë se në një video të shpërndarë gjerësisht në rrjete sociale, Stresi shihej së bashku me Jozin, ku e puthte atë në faqe, ndërsa pyetej për marrëdhëniet me djemtë e zonës së tij, për të cilët reperi u shpreh se “i ka si vëllezër”. Videoja u përhap me shpejtësi, duke gjeneruar reagime të shumta dhe debate mes ndjekësve, përfshirë edhe reagimin e Gjestit, i cili e hoqi Stresin nga ndjekësit në Instagram.

Pas kësaj situate, Stresi vendosi të tërhiqej plotësisht nga rrjetet sociale, duke mos publikuar asnjë postim dhe duke mbetur larg vëmendjes së mediave. Rikthimi i tij në Instagram tregon se reperi po i shijon pushimet në qetësi, larg zhurmës dhe polemikave.

Ky rikthim ka ngjallur interes të madh tek ndjekësit e tij, të cilët presin të shohin nëse Stresi do të rikthehet edhe me projekte të reja muzikore apo do të vazhdojë të mbajë një profil më të ulët në publik.


Shtuar 6.10.2025 16:55