Pas heqjes së imunitetit të Berishës reagon Spiropali: S’ka natë që s’ka gdhirë, sado qoftë e gjatë

Pak orë pasi Kuvendi i hoqi imunitetin Sali Berishës, duke i hapur rrugë arrestimit të tij, ka ardhur edhe reagimi i parë nga qeveria.

Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka postuar në Facebook një foto të Sali Berishës në Kuvend, ndërsa shkruan një shprehje të Shekspirit.

“S’ka natë që s’ka gdhirë, sado qoftë e gjatë.”

Kujtojme qe Kuvendi miratoi me 75 vota pro kërkesën e Prokurorisë së Posaçme mbi autorizimin për arrestimin e deputetit Sali Berisha përmes zëvendësimit të masës së sigurimit.

Ky hap i ri u hodh, pasi ai nuk respektoi masën e mëparshme për detyrim paraqitje, duke e quajtur atë si antikushtetuese. Autorizimi i Kuvendit u përcoll menjëherë në SPAK, ku prokurorët pritet të vendosin për masën e re të sigurisë, që do t’i kërkojnë Gjykatës së Posaçme për Berishën.