Ditën e djeshme u lajmërua se artisti i parë që do të ngjitet në skenën e Sunny Hill Festival në Tiranë do të jetë Fedez, një nga reperët më të njohur në Itali, jo vetëm për karrierën muzikore, por edhe për marrëdhënien me Chiara Ferragnin dhe personazhin që ka ndërtuar në rrjetet sociale. Prania e Fedez në kryeqtetin shqiptar, i dha shpresë fansave dhe atyre që planifikojnë të shkojnë në koncert se do të shohim një “line up” të mbushur me yje, njejtë si në Prishtinë, ku përvec këngëtarëve shqiptarë pati edhe emra si Diplo, J Balvin apo Skepta.
Ndërkohë sot janë bërë me dije edhe dy të tjerë artistë që do të jenë pjesë e eventit, i pari është një emër i njohur për skenat shqiptare, Dren Abazi. “Jemi të emocionuar që Dren Abazi do të na bashkohet, për të na magjepsur me stilin e tij origjnial të xhazit”- shkruhet në njoftimin zyrtar në Instagram.
View this post on Instagram
Ndërkohë artisti i tretë i konfirmuar është një tjetër italian, Tananai, një nga këngëtarët e rinj më të talentuar të vendit fqinj, i cili ka shumë fansa në të gjithë Europën, mjafton të shohësh komentet në lajmërimin zyrtar të Sunny Hill.
View this post on Instagram