Pas dorëheqjes, Zaev udhëtim me familjen, destinacioni që ka zgjedhur

Pasi ish-kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen, ai udhëtoi me familjen e tij në një nga resortet dimërore më të shtrenjta dhe luksoze në Evropë.

Portalet maqedonase opozitare shkruajnë se Zaevi u mburr se janë në vendin më luksoz dhe më të shtrenjtë dimëror në Evropë – shijojnë Chamonix! Vajza e tij Alexandra këtë e shkroi në Instagram se janë në Francë duke shijuar aplet e Mont Blanc.

Ky është një vend ku një qëndrim dhjetëditor kushton sa dy vjet shpenzime të jetesës për një familje mesatare në Maqedoni me katër anëtarë.

Ky resort prezantohet si një nga më luksozët në planet./INA


Shtuar 29.01.2022 18:13