Pas dorëheqjes së Duhanit, zgjidhet kryetari i ri i qarkut Shkodër

Socialistët kanë zgjedhur kryetarin e ri të qarkut. Ashtu siç ishte lajmëruar, Edmond Ndou do të jetë kryetari i ri i qarkut me 18 vota pro dhe 1 kundër.

Ai mori drejtimin pas dorëheqjes së Marina Duhanit më 29 janar 2024.

Kjo e fundit tha se ishte dorëhequr për asrye personale.

Në letrën e dorëheqjes që Duhani ka paraqitur thuhet: Për shkak të angazhimeve të reja profesionale që kërkojnë kohën dhe vëmendjen time të plotë, me keqardhje duhet të njoftoj se nuk jam në gjendje të vazhdoj në rolin tim si kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër.


Shtuar 1.02.2024 18:33