Pas dëshmisë së dhënë në SPAK kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli është nisur drejt Kosovës duke vijuar agjendën e tij.
Mësohet se Dritan Leli ka shkuar në një aktivitet në Prishtinë për të promovuar turizmin, duke qenë se turistët nga Kosova përbëjnë numrin më të lartë të atyre që zgjedhin Shqipërinë.
Leli, ka qëndruar për një orë në Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, teksa u paraqit pas një kallëzimi të bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Jashtë dyerve të SPAK, kryebashkiaku Leli nuk ka pranuar të japë asnjë detaj, duke thënë se “Pyesni SPAK për më shumë informacione”./albeu.com