Pas betimit mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij përpara Kuvendit të Shqipërisë.

Prezantimi zyrtar i Avokatit të ri të Popullit përpara komisionerëve, administratës dhe stafit të institucionit u krye nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genci Gjonçaj, në përputhje me procedurat kushtetuese dhe në frymën e vijimësisë institucionale.

Të lidhura

None found

Shabani pason në këtë detyrë Erinda Ballancën, e cila ka drejtuar institucionin për 8 vite dhe ka vijuar të ushtrojë funksionin edhe përtej afatit kushtetues.

Kujtojmë se Endrit Shabani është betuar si Avokat i Popullit në Kuvendin e Shqipërisë mes kaosit ditën e djeshme, më 18 dhjetor, pasi opozita kishte bllokuar sallën parlamentare duke mos lejuar ministrat të ulen në karriget e tyre.

Endrit Shabani u betua dhe më pas u largua nga salla duke përshëndetur me dorë dhe puthje deputetët e opozitës.

Kujtojmë që kandidatura e tij u dërgua në Parlament me firmat e deputetëve të opozitës, të cilët më pas u tërhoqën.

Por maxhoranca nuk e pranoi kërkesën e PD-së për tërheqjen nga firmat dhe u zgjodh si Avokat i Popullit me votat e maxhorancës.


Shtuar më 19.12.2025 16:45

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş