Pas 10 ditë kërkimesh, gjendet trupi i pajetë i 42-vjeçarit në lumin Osum

Pas një operacioni 10-ditor kërkim-shpëtimi, efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut, kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të shtetasit Ilir Kurti, 42-vjeç, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur në lumin Osum, në afërsi në Kanioneve.

Policia bëri me dije se trupi i të ndjerit u gjet në zonën midis fshatrave Orizaj dhe Buzuq. Autoritetet vijojnë procedurat përkatëse dhe janë në kontakt me familjarët.

Më 20 shkurt, në vendngjarje u gjetën motori me të cilin ai lëvizte, disa sende personale dhe celulari i tij, nga i cili rezultoi se 42-vjeçari i kishte nisur një mesazh vëllait, duke i thënë se po hidhej në lumë.


Shtuar 28.02.2026 11:42