Pas 1 viti mësim online, studentët rikthehen sot në auditore

Sot nis zyrtarisht mësimi në universitetet e vendit, ku pas më shumë se një viti në mësim online, studentët do të kthehen në auditore.

Kthimi i tyre nw auditore do tw bwhet me disa kushte të cilat janë bërë publike pak ditë më parë nga rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha.

Sipas deklaratës të bërë publike Hoxha, asnjë student i pavaksinuar apo që nuk është i pajisur me tampon negativ, nuk do të lejohet të hyjë në auditore ditën e sotme.

Më tej ai tha se pjesa më e madhe e studentëve ishin vaksinuar dhe se ky vendim nuk do të ndikonte negativisht në prezencën e studentëve.

 

 


Shtuar 18.10.2021 08:23