Party dhe “tapë” çdo natë, Ronaldinho i shkatërruar pas humbjes së nënës (FOTO LAJM)

Në fund të shkurtit për shkak të infektimit më Covid-19 u nda nga jeta në moshën 71-vjeçare Miguelina Elói Assis dos Santos, nëna e yllit të futbollit botëror, Ronaldinhos.

Ajo ka qenë një nga personat që e ka ndihmuar më së shumti fituesin e një Topi të Artë dhe largimi i saj nga jeta ishte një nga goditjet më të mëdha për ish-yllin e Barcelonës dhe Milanit.

Ronaldinho

Braziliani gjithmonë ka qenë një person i lidhur me alkoolin dhe jetën e natës, por raportimet e fundit zbulojnë se ai po e vuan tepër humbjen e nënës dhe ka nisur të pijë më shumë se më parë dhe të frekuentojë vazhdimisht lokalet e natës.

 

Atij gjithmonë i ka pëlqyer ta bëjë këtë, por u bë shumë më e shpeshtë pas vdekjes së nënës së tij. Jeton në një ‘fortesë’ (në Porto Alegre, Brazil) me gjithçka që i nevojitet. Ka një zemër bujare dhe përpiqet të jetë bujar me miqtë e tij. Por jo të gjithë janë të vërtetë dhe ata nuk e shohin se ai po i bën dëm vetes së tij”, tregoi ai.


Shtuar 18.03.2021 18:04