Partneri i Rita Orës feston sot ditëlindjen. Këngëtarja shqiptare ka zgjedhur që ta urojë pulbikisht në Instagram.
Ajo ka ndarë në llogarinë e saj foto të Taika Waititi-t si dhe momente të ëmbla së bashku, ndërsa krahas tyre shpreh dashurinë për regjisorin.
“Gëzuar ditëlindjen për njeriun më funny, më të zgjuar që kam takuar ndonjëherë në jetën time. Ti më bën t’ia dal në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria. Këtu janë edhe shumë momente të tjera kur unë vjedh batutat e tua dhe i them ato 10 herë me zë më të lartë, që njerëzit të mendojnë se unë kam më tepër humor. TE DUA”, shkruan ajo.
View this post on Instagram