Do të fërkoni sytë kur të shihni sa vjeç bën sot Eneda Tarifa

Eneda Tarifa festoon sot ditëlindjen dhe me shumë mundësi nëse do t’ju pyesin sa vjeç mbush këngëtarja dhe moderatorja e njohur e ekranit shqiptar, automatikisht do t’i ulnit disa vite.

Eneda mbush sot plot 39 vjeç.

Ajo ka zgjedhur që në këtë ditë mjaft të veçantë t’u drejtohet ndjekësve të saj me një mesazh mjaft domethënës.

“Po, sot kam ditelindjen. Nuk ka asgje te vecante nga ndonje dite tjeter ditelindjeje e cdokujt prej nesh, por ditelindjet jane te bukura se mbartin nje ndjesi shprese, celebrojne “jeten” (sado e ndryshme eshte ajo per secilin prej nesh). Mendoj se jetet tona duhet ti ndertojme vete, ti zbukurojme vete, pa u dorezuar asnjehere. Per mua ky eshte suksesi i nje jete kryesisht te lumtur. Dhe mos me thoni qe eshte ceshtje fati. Fati eshte vetem nje “kurthez i vogel” per te ndejtur rehat… Ajo qe nderton ne jete eshte vepra jote dhe kete mundohem ti mesoj Arias perdite. Faleminderit per te gjithe dashurine qe me jepni cdo dite. Tagni miqte qe kane ditelindjen sot. Ju dua”, ka shkruar Eneda në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Eneda Tarifa (@enedatarifa)

Shtuar 30.03.2021 11:03