Zbulohen detaje në lidhje me protestën që do të mbahet sot nga Partia Demokratike. Raportohet se ndryshe nga herët e tjera, ku nuk pritet të mbahen fjalime nga qytetarë apo zyrtarë të PD-së.
Gjithashtu, mësohet se nuk është ngritur as një podium.
Ndonëse nuk dihet skenari i plotë që do të ndiqet, mësohet se nuk do të shkohet pranë Kuvendit, kjo si masë paraprake për të mbrojtur besimtarët myslimanë që në atë orë sapo kanë mbyllur agjërimin.
