Partia Demokratike me emigrantët shqiptarë në Brescia, Noka: Vota e diasporës historike më 11 maj

Emigrantët shqiptarë në Brescia i kanë rezervuar një pritje entuziaste përfaqësuesve të Partisë Demokratike, të cilët morën pjesë në një takim masiv.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, deklaroi se vota e diasporës ka një rëndësi kyçe për realizimin e rotacionit politik në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se vetëm përmes saj mund të nisë ndryshimi që vendi ka nevojë pas pasojave të qeverisjes së Edi Ramës.

Të lidhura

None found

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe drejtuesi politik i PD-së për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti. Ai e vuri theksin te domosdoshmëria e regjistrimit të emigrantëve shqiptarë, proces që përfundon më 4 mars.

Ndërkohë, kryetari i degës së PD-së në Elbasan, Bledi Himçi, i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit të regjistrohen sa më shpejt për të siguruar mundësinë e ndryshimit përmes votës së tyre.

Deputeti demokrat Dashnor Sula theksoi se vota e diasporës është bërë një shqetësim i madh për kryeministrin Edi Rama, pasi shqiptarët jashtë vendit janë të pavarur nga presioni apo manipulimi i qeverisë.

Përfaqësuesit e Partisë Demokratike e cilësuan votën e diasporës si një faktor historik për zgjedhjet e 11 majit, duke e vlerësuar atë si vendimtare për të ardhmen e Shqipërisë.


Shtuar 19.01.2025 17:12

Tags: ,