Partia Demokratike mbledh sot kryesinë, në fokus situata dhe zhvillimet politike

Partia Demokratike zhvillon sot mbledhjen e Kryesisë në selinë e PD. Mbledhja do të nisë në orën 17:00.

“BalkanWeb” mëson se në mbledhje do të diskutohet rreth situatës dhe zhvillimeve politike të fundit në vend.

Kjo është mbledhja e parë pas protestës së opozitës më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Gjatë protestës kreu i PD-së Sali Berisha u sulmua nga 31-vjeçari Gerti Shehu, sulm për të cilin akuzoi kryeministrin Edi Rama.