Partia Demokratike, ka vendosur thirrjen e Kuvendit Kombëtar më 30 maj 2026, në orën 11:00, vetëm një javë pas zhvillimit të zgjedhjeve për kryetar.
Vendimi është bërë publik bashkë me axhendën e plotë të mbledhjes.
Të lidhura
None found
Më herët, gjatë ditës së sotme PD bëri publike garën për kreun e ri të partisë, apo hapjen e garës për kandidatët e mundshëm përballë Berishës. Afati për dorëzimn e dokumentacionit në selinë blu, është më pak se 24 orë, pasi mbyllet nesër 30 prill ora 12:00.
Sipas dokumentit, Kuvendi do të zhvillohet në mbështetje të Statutit të partisë dhe do të fokusohet në analizën e situatës politike në vend, sfidat e integrimit evropian, si dhe çështjet që lidhen me funksionimin e demokracisë dhe shtetit ligjor.

Një nga pikat kryesore të rendit të ditës, do të jetë përcaktimi i vijës së aksionit politik të PD-së për periudhën në vijim. Po ashtu, pritet prezantimi i ndryshimeve statutore të hartuara nga grupet përkatëse të punës.
Në axhendë përfshihen edhe iniciativa për dixhitalizimin dhe modernizimin e partisë, si dhe forcimi i organizimit të strukturave në diasporë.
Gjatë punimeve të Kuvendit Kombëtar, do të zgjidhen edhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.
