Partia Demokratike hap sot fushatën, Chris LaCivita krah Berishës në sheshin Nënë Tereza, detaje nga organizimi

Këtë të premte, Partia Demokratike në orën 19:00, nis në sheshin Nënë Tereza zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit.

Kryetari i PD Sali Berisha, do të jetë një nga folësit politikë, ndërsa tjetri që pritet të ketë një komunikim do të jetë edhe strategu i fushatës së Donald Trump, Chris LaCivita, i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri mbrëmjen e sotme.

Ndërkohë që në podium pritet të ngjiten edhe qytetarët të cilët do të rrëfejnë historitë e tyre, qytetarë të cilët vijnë nga shtresa të ndryshme.

Më 12 prill do të prezantohet programi ku kandidatët sipas një udhëzimi, do të takojnë qytetarët për t’ua bërë të ditur programin.

Nërkohë ditën e djehsme ,Berisha është pyetur në lidhje me aktivitetin, por ka preferuar të mos japë detaje duke u shprehur se surprizat do të zbulohen sot.

“Rama është i tmerruar nga vota e lirë. Unë s’jap përqindje dhe numra se nuk jam profet. PD ka një mbështetje madhore kombëtare të qytetarëve shqiptarë për fitoren më 11 maj. Ju shikoni entuziazmin që ekziston sot në Shqipëri. Ndërkombëtarët mbështesin votën e lirë të shqiptarëve”, shprehet ai.

 

Ndërsa pyetjes së gazetarëve se cilat ishin pritshmëritë për numrin e mandateve që Aleanca për Shqipërinë Madhështore do presin nga 11 maji, Berisha preferoi të mos flasë me numra.

“Unë nuk jap kurrë përqindje dhe numra, sepse unë nuk jam profet. Ajo që bëj unë është të siguroj një mbështetje madhore kombëtare dhe ndërkombëtare në fitoren e 11 majit dhe besoj se këto janë evidente. Shihni entuziazmin që ekziston dhe optimizmin e ligjshëm që ekziston sot në Shqipëri”, tha ai.