Dhoma e sipërme e parlamentit rus do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshme të mërkurën e ardhshme, dy ditë para përvjetorit të pushtimit të Ukrainës.
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA tha se takimi do të përqëndrohet në miratimin e ligjeve për integrimin e katër rajoneve të Ukrainës në Federatën Ruse.
Shtatorin e kaluar, Moska aneksoi Donetsk, Luhansk, Zaporizhzhia dhe Kherson, një veprim që është dënuar ndërkombëtarisht dhe nuk është njohur.
Duma e Shtetit, një dhomë e ulët, do të mblidhet në mëngjesin e 22 shkurtit, ndërsa seanca e jashtëzakonshme e Këshillit të Federatës do të fillojë në mesditë.
Ndërsa më 21 shkurt, Vladimir Putin pritet të mbajë fjalimin e tij vjetor në asamblenë federale, një takim i përbashkët i dy dhomave të parlamentit të Rusisë./albeu.com